Të nderuar përdorues, para se të filloni të përdorni shërbimet tona, ju lutemi lexoni me kujdes kushtet e mëposhtme. Çdo vizitë në faqen tonë të internetit, apo blerje, nënkupton që i keni lexuar dhe pranuar plotësisht të gjitha kushtet. Nëse ato janë të papranueshme për ju, ju lutemi mos përdorni faqen.

Sport Reality mundëson përdorimin e shërbimeve dhe përmbajtjeve sipas Kushteve të Përdorimit të deklaruar më poshtë. Kushtet e përdorimit janë në zbatim të gjithë përmbajtjeve dhe shërbimeve të faqes së internetit www.sportreality.al Nënkuptohet fakti që përdoruesit janë të njohur me këto kushte ndërkohë që bëhen pjesë e portalit, ekskluzivisht për përdorim personal dhe përgjegjësi vetnjake.

TË DHËNAT RRETH KOMPANISË

IN SPORT Sh.p.k.
Adresa: “Mall of Tirana”, kapanoni nr 33, Tiranë, Albania

Tel: +35544511222
E-mail: insport_shpk@yahoo.com
Web: www.sportreality.al
NIPT: L12218013F

KUSHTET E PËRDORIMIT

Mirë se vini në faqen e internetit www.sportreality.al. Sport Reality ju mundëson të përdorni shërbimet dhe përmbajtjen e portalit të tij, i cili i nënshtrohet Termave të Përdorimit të deklaruar më poshtë. Kushtet e përdorimit aplikohen në të gjitha produktet dhe shërbimet e www.sportreality.al. Duke përdorur çdo pjesë të portalit, konsiderohet se përdoruesit janë të njohur me këto kushte, si dhe që ata pranojnë përdorimin e përmbajtjes në këtë portal ekskluzivisht për përdorim personal dhe përgjegjësi vetjake.

Dispozita të përgjithshme

Në bazë të ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE” (I ndryshuar) botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 61/2008, në bazë të dispozitave të përmbajtura në këtë ligj kompania Sport Reality. 

INFORMON

konsumatorët e saj të respektuar, të cilët blejnë produktet e kësaj kompanie nëpërmjet internetit në faqen www.sportreality.al që:

- shitja e mallrave nëpërmjet faqes së internetit www.sportreality.al është kryer brenda aktiviteteve të regjistruara të kompanisë IN SPORT Sh.p.k., “Mall of Tirana”, kapanoni nr 33, Tiranë, Albania me NIPT: L12218013F Tel : +35544511222. Adresa e ankesave është: www.sportreality.al

- shenjat themelore dalluese për mallrat mund të gjenden në faqen e internetit www.sportreality.al

- sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit  botuar në Fletoren Zyrtare nr. 61/2008) nëpërmjet faqes sonë të shitjes www.sportreality.al konsiderohet si shitje në distancë.

- mallrat të cilat shiten nëpërmjet faqes së internetit www.sportreality.al, kanë karakteristika të nevojshme për përdorimin e rregullt të mallrave të atij lloji sipas qëllimit të tij, i cili është përcaktuar në Deklaratë;

- konformiteti i mallrave nga kontrata është përcaktuar ekskluzivisht për shkak të karakteristikave dhe qëllimeve të mallrave, siç përcaktohet në Deklaratën përkatëse;

- çmimi i shitjes së mallrave shënohet për çdo artikull;

- porositë brenda Tiranës dorëzohen brenda 48 orëve ndërsa jashtë Tiranës brenda 3-4 ditëve nëpërmjet kompanisë shpërndarëse, në mënyrën siç është përcaktuar këtu.

- mundësia e blerjes së mallrave me çmime të caktuara dhe / ose stimujve të shitjes së veçantë (promovimi i shitjes), kryhet sipas kushteve, të cilat janë postuar në faqen e internetit www.sportreality.al

- konsumatori mund të paguajë mallra të blera nëpërmjet internetit në faqen www.sportreality.al me para në dorë në momentin e dorëzimit

-  kur konsumatori klikon mbi butonin KONFIRMOJ, merr përsipër detyrimin e pagesës së mallrave të porositura;

- në rast se konsumatori në momentin që merr mallrat, shikon se masa që ka porositur nuk është e përshtatshme, ai ka të drejtë të zëvendësojë mallrat për masa të tjera brenda 5 ditëve, në një mënyrë të përcaktuar këtu. Ndërrimi i masës lejohet vetëm 1 herë.

- në rast se konsumatori, pas marrjes së mallrave, vendos që do të zëvendësojë artikullin me një tjetër, i cili mund t'i përkasë një kategorie çmimi më të lartë ose të të njëjtit çmim me atë të porositur më parë, ai mund të zëvendësojë artikullin brënda 5 ditësh në një mënyrë të përcaktuar këtu.

- për mallrat e porositura nëpërmjet dyqanit ONLINE, konsumatori ka të drejtë të paraqesë ankesë për produktin e përdorur tashmë, në një mënyrë të përcaktuar për mallrat e blera përmes dyqanit ONLINE. Mënyra dhe procedura e paraqitjes së ankesës është këtu.

Sportreality.al ka të drejtën e autorit për të gjitha përmbajtjet (materialet tekst, vizuale dhe audio, bazat e të dhënave, kodin e programimit). Përdorimi i pa autorizuar i çdo pjese të portalit, pa lejen e pronarit që ka edhe të drejtën e autorit, konsiderohet si shkelje e të drejtave të autorit dhe i nënshtrohet sanksioneve të parashikuar në ligjin nr. 35/2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e tjera të lidhura me to” si dhe sipas rastit ndjekjes penale.

Sport Reality administron këtë vendndodhje nga zyrat e saj në Tiranë, Shqipëri. Nuk është deklaruar në asnjë mënyrë që materialet apo shërbimet në këtë vend të jenë të përshtatshme ose të disponueshme për përdorim jashtë Shqipërisë dhe hyrja në zona, ku përmbajtja e saj është e paligjshme, është e ndaluar. Përdorimi ose eksporti, dmth. Importi, nuk lejohet me qëllim të eksportimit të materialeve apo shërbimeve në këtë vend, as ndonjë kopjimi tjetër ose përshtatjeje kundrejt ligjeve ose rregulloreve të vlefshme duke përfshirë, pa kufizime, ligjet dhe rregulloret e eksportit të  Shqipërisë. Nëse vendosni të hyni në këtë vend nga  Shqipëria, ju e bëni këtë me iniciativën tuaj dhe jeni përgjegjës për respektimin e ligjeve të vlefshme lokale. Këto terma interpretohen sipas ligjeve të Shqipërisë dhe parimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ligjit nuk do të zbatohen.

Sport Reality mund të rishikojë këto kushte në çdo kohë, duke përditësuar këtë dokument. Ju mund ta vizitoni këtë faqe herë pas here për të parë kushtet që aktualisht janë të vlefshme, sepse ato janë të detyrueshme për ju. Disa dispozita të këtyre kushteve mund të zëvendësohen vetëm me njoftimet dhe kushtet ligjore të deklaruara, të disponueshme në disa faqe të që gjehen në këtë orientim.

MATERIALI I LËSHUAR NGA PËRDORUESI (komente dhe përmbajtje të tjera)

Të dhënat personale që ju jepni në faqen e internetit www.sportreality.al me qëllim blerjen e produkteve, do të trajtohen sipas regullores sonë për mbrojtjen e privatësisë së rrjetit.

Ndalohet dërgimi ose transferimi i ndonjë materiali të paligjshëm, kërcënues, ofendues, shpifës, të turpshëm, pornografik ose material tjetër, që është kundër çdo ligji në këtë vend.

Sport Reality nuk dëshiron të marrë informacione konfidenciale ose të tjera, të cilat nuk do të mund t’i disponojë lirshëm. Të gjitha materialet, informacionet ose njoftimet e tjera, të cilat ju transferoni ose dërgoni në këtë faqe, nuk do të konsiderohen si konfidenciale apo si dokumente që nuk mund të disponohen lirisht. Sportreality.al nuk ka detyrime ndaj këtyre njoftimeve.

Punonjësit tanë mund të fotokopjojnë, shpërndajnë, aplikojnë ose të përdorin në mënyra të tjera njoftimet dhe të gjitha të dhënat, fotot, tingujt, tekstet dhe të gjitha materialet e tjera të përfshira në to, për të gjitha qëllimet komerciale dhe jo komerciale.

Natyrisht, ky grup i të dhënave nuk përfshin të dhënat tuaja personale. Ne i përdorim ato, sipas mbrojtjes së privatësisë, vetëm për përdorim të brendshëm. Ne nuk i publikojmë ose ia kalojmë ato personave të tretë, por i përdorim ato ekskluzivisht për nevojat e përpunimit të porosive tuaja.

LINK-E NË DESTINACIONE E TJERA TË WEB-IT

Link-et në këtë destinacion drejt faqeve të tjera të prodhuesve të pavarur sigurohen ekskluzivisht për të lehtësuar punën tuaj. Nëse përdorni këto link-e, do të shkëputeni nga kjo faqe. Sportreality.al nuk i ka parë të gjitha këto vende të prodhuesve të pavarur, nuk i kontrollon ato dhe nuk është përgjegjës për asnjë nga këto faqe apo përmbajtjen e tyre.

Prandaj, ne nuk mbështesim dhe nuk japim asnjë deklaratë për to, si dhe për çdo informacion tjetër, software apo prodhues apo materiale të tjera, të cilat janë aty si ndonjë rezultat, të cilat mund të fitohen nga përdorimi i tyre. Nëse vendosni për të hyrë në disa faqe të Internetit që i përkasin prodhuesve të pavarur, të cilët janë të lidhur me këtë link, kjo do të jetë vetëm në përgjegjësinë tuaj.

BLOG-U I PËRDORUESVE

Sport Reality mund, por nuk është i detyruar të monitorojë ose shqyrtojë pjesë të vendndodhjeve në të cilat përdoruesit transferojnë ose dërgojnë njoftime ose komunikime mes tyre, duke përfshirë, por jo duke i kufizuar në forumin e përdoruesit, si dhe në përmbajtjen e ndonjë prej këtyre njoftimeve. Sidoqoftë, Sport Reality nuk konsiderohet përgjegjës për përmbajtjen e ndonjë prej njoftimeve të deklaruara, pa marrë parasysh nëse rezulton ose jo dicka në lidhje me ligjin mbi të drejtat e autorit, shpifjen, privatësinë, përndjekjen apo ndonjë tjetër. Sport Reality mban të drejtën për të hequr mesazhet, të cilat përmbajnë material, që konsiderohet pa etikë, shpifës, i turpshëm ose i papranueshëm në ndonjë formë tjetër.

Të gjitha informatat në lidhje me transaksionet, blerës - dyqanet Sport Reality, konsiderohen si sekret biznesi dhe ato duhet të trajtohen sipas rregullave ligjore të Shqipërisë.

BLERJE ME BESIM

PËRZGJEDHJA E PRODUKTEVE

Për të mundësuar blerjen në faqen tonë të internetit, ju duhet të jeni përdorues i regjistruar. Proçesi i regjistrimit është shumë i thjeshtë dhe kërkon prej jush vetëm të dhënat kryesore personale. Në krye të secilës faqe, ekziston menuja zbritëse me kategoritë e produkteve. Duke zgjedhur disa prej këtyre kategorive, do të hapen faqe me produktet e listuara. Në anën e majtë të kësaj faqeje, ka filtra për produktet sipas gjinive, kategorive, koncepteve, markave, çmimeve. Duke klikuar në fushën KONTROLLO pranë filtrit, ju do të aktivizoni ose fikni filtrin e dëshiruar. Nëse listoni grupin e produkteve, të cilat ju interesojnë, informacionet shtesë rreth produktit të caktuar mund të shihen duke klikuar mbi emrin e produktit ose fotografisë.

Nëse nuk e dini, në cilën kategori produkti, ndodhet produkti që ju intereson, mund të përdorni fushën e kërkimit, e cila ndodhet në krye të secilës faqe. Ju mund të shkruani tek fusha e kërkimit kodin e produktit, emrin e markës, kategorinë dhe të ngjashme.

Gjatë shqyrtimit të produkteve të cilat janë në dispozicion për blerje, do të vini re butonin "SHTO NË SHPORTË". Kur klikoni mbi atë buton, do të informoheni nëse produkti është në shportën tuaj. Është e mundur që të shtoni të njëjtin produkt në shportë disa herë.

PËRMBAJTJA E SHPORTËS

Në çdo moment, ju jeni në gjendje të rishikoni të gjitha produktet që dëshironi të blini. Thjesht duke klikuar në ikonën e shportës në cepin e djathtë të faqes së internetit, hapni faqen, e cila tregon të gjitha produktet në dispozicion për t’u blerë. Ju mund t'i fshini me lehtësi produktet nga shporta ose të shtoni numrin e produkteve të dëshiruara.

POROSITJA E PRODUKTEVE NGA SHPORTA

Kur të jeni gati për të kryer blerjen, është e nevojshme të klikoni ikonën e karrocës në krye të faqes në këndin e djathtë. Pastaj do të shfaqet përmbajtja me të gjithë artikujt të cilat janë shtuar në shportë. Do t'ju kërkohet të hyni në llogarinë tuaj ose të regjistroheni. Forma që plotësoni gjatë regjistrimit, duhet të plotësohet vetëm një herë, dhe në çdo kohë pasuese është e mjaftueshme që të hyni në llogarinë tuaj. Pas kësaj, do të hapet faqja për përfundimin e blerjes.

Nëse keni ndryshuar mendje për blerjen, artikujt mund të hiqen nga shporta duke klikuar butonin X pranë produktit. Ju mund të vazhdoni të kërkoni dhe shtoni produkte të tjera. Ju mund të ktheheni në shportën tuaj nga çdo faqe duke klikuar në ikonën e saj në këndin e sipërm të djathtë.

ZGJEDHJA E MËNYRËS SË PAGESËS

Porosia mund të paguhet në momentin e dorëzimit tek korieri, ose nëpërmjet bankës duke përdorur kartën e kreditit/debitit Visa dhe Mastercard. Pagesa kryhet ekskluzivisht në para të konvertueshme në monedhën vendase.

PËRFUNDIMI I POROSISË

Duke klikuar mbi butonin KONFIRMOJ, do të shfaqet njoftimi për përfundimin e porosinë me sukses. Shumë shpejt do t'ju dërgohet konfirmimi për artikujt e porositur në adresën e e-mailit, të cilën e keni lënë gjatë regjistrimit. Për çdo pyetje shtesë, mund të na kontaktoni përmes e-mailit online@sportreality.al