![]()
SPORT&BONUS është një program besnikërie që ofron përfitime të ndryshme për klientët në dyqanet e Sport Vision si dhe në dyqanin online SPORTREALITY.AL.
Hapja e kartës SPORT&BONUS është falas dhe mund ta merrni në më pak se dy minuta në dyqanet e Sport Vision ose mund të regjistroheni në faqen e web-it Sport&Bonus dhe ta merrni kartën në çdo dyqan Sport Vision.
Çfarë përfitoni me programin SPORT&BONUS?
- Bonus i mirëseardhjes - Ju merrni një ulje prej 5% menjëherë në blerjen e parë pas regjistrimit në program.
- Bonus në çdo blerje! Përdorni kartën tuaj SPORT&BONUS në çdo blerje dhe përfitoni një ulje në blerjen e rradhës.
- Sa më shumë të blini - aq më shumë bonus përfitoni! Karta Sport&Bonus ju lejon të grumbulloni pikë dhe sa më shumë pikë të grumbulloni aq më i lartë është bonusi që fitoni. Pikët e fituara gjatë një blerjeje janë të vlefshme për 6 muaj.
- Ulje me Sport&Bonus - Shikoni produktet që janë me ulje çdo ditë vetëm me kartën SPORT&BONUS.
- Oferta speciale, të parët për ulje, surpriza për ditëlindje dhe shumë përfitime të tjera...
Lexoni rregullat e programit SPORT&BONUS për të marrë informacion më të saktë për të gjitha përfitimet, si dhe përgjigjet që kemi përgatitur për pyetjet e mundshme nga anëtarët në lidhje me përdorimin e përfitimeve në dyqanin online.
SI MUND TA SHIKOJ OFERTËN ME KARTËN SPORT&BONUS?
KLIKONI NË BANNERIN “ULJE SPORT&BONUS”.
Përveç kësaj, të gjitha produktet që janë me ulje SPORT&BONUS janë të shënuara me një etiketë
dhe përshkrim që ju mund t'i dalloni lehtësisht.
![]()
Duke klikuar mbi etiketën
, mund të aksesoni të gjithë ofertën që përfitohet me kartën.
![]()
KU DUHET TË VENDOS NUMRIN E KARTËS?
Ju vendosni numrin e kartës në shportë pasi të shtoni një ose më shumë produkte në të. Kur vendosni një numër karte, duhet të klikoni PERDORNI ULJEN për të llogaritur përfitimet.
![]()
SI MUND TË SHOH SE SI APLIKOHET ULJA NE PRODUKTE ME KARTEN SPORT&BONUS?
Ju duhet ta shtoni produktin në shportë, të vendosni numrin e kartës tuaj në seksionin e kartës SPORT&BONUS dhe të klikoni PËRFITONI ULJEN.
![]()
Më pas shporta do të rifreskohet dhe do të shihni në të çmimin e produktit të ulur me SPORT&BONUS.
![]()
A PËRFITOJ PIKË PASI VENDOS NUMRIN E KARTËS?
Në momentin që vendosni numrin e kartës dhe klikoni butonin PËRFITONI ULJEN, sistemi do të llogarisë vetëm përfitimet e mundshme bazuar në produktet në shportën tuaj. Vetëm kur ju klikoni butonin KONFIRMO dhe krijoni me sukses një porosi, sistemi do të rezervojë pikë bazuar në blerjen tuaj.
![]()
Pas 20 ditësh nga krijimi i porosisë, nëse nuk keni refuzuar porosinë, pikët do të jenë të disponueshme për ju, në llogarinë tuaj.
SI FUNKSIONON GRUMBULLIMI I PIKËVE?
Pas çdo blerjeje në dyqane ose në webshopin e partnerit të programit, anëtari fiton 1 pikë për çdo 250 ALL të shpenzuar. Çdo pikë (bonus) e fituar, në varësi të statusit aktual të anëtarit, konvertohet në një ulje prej 3, 4, 5, 7.5 ose 9% për blerjen e radhës dhe regjistrohet në kartën SPORT&BONUS.