Zinxhiri i dyqaneve sportive Sport Reality është edhe në Shqipëri!
Dyqanet tona Sport Reality mund ti gjeni në disa qytete të vendit si Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë dhe Lezhë. Në dyqanet tona do të gjeni një përzgjedhje atletesh dhe veshjesh sportive për meshkuj, femra dhe fëmijë. Ofrojmë modele moderne dhe praktike, të përshtatshme si për aktivitet fizik, ashtu edhe për përditshmëri.
Qëllimi ynë është të sjellim produkte cilësore me çmime të përballueshme për të gjithë. Në dyqanet tonë do të gjeni marka të njohura botërore si Nike, Adidas, Reebok, Puma, Lotto dhe shumë të tjera, të njohura për stilin dhe cilësinë e tyre.
Stafi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë të gjeni produktin e duhur për ju dhe familjen tuaj. Përveç blerjeve në dyqanet fizike, ju mund të porosisni edhe online përmes faqes sonë zyrtare, në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë.
Ju mirëpresim në Sport Reality për të zbuluar ofertat dhe koleksionet më të reja sportive!