Së shpejti #SportReality në Emerald Center.
Një tjetër destinacion i ri i shtohet rrjetit të dyqaneve Sport Reality. Së shpejti, në Emerald Center do të hapet një hapësirë moderne e dedikuar për të gjithë adhuruesit e stilit sportiv dhe jetës aktive.
Sport Reality vjen me një koncept të ri blerjeje, duke sjellë pranë jush modelet më të fundit nga markat më të njohura sportive në botë, si: Nike, Adidas, Puma, New Balance, Under Armour dhe shumë të tjera.
![]()
Sport Reality është shndërruar në një nga zinxhirët më të njohur të shitjes me pakicë të veshjeve dhe këpucëve sportive në Shqipëri. Koncepti i tij është bërë i dashur për klientët falë gamës së gjerë të produkteve për të gjithë familjen, duke përfshirë marka të njohura si edhe raportin shumë të mirë çmim-cilësi.
Sport Reality synon të ndjekë vazhdimisht risitë dhe trendet më të fundit të modës sportive, duke u ofruar klientëve mundësinë të kompletohen me veshje dhe atlete cilësore me çmime konkurruese dhe oferta të shumta.
Na ndiqni për më shumë surpriza që do të vijnë shumë shpejt.