adidas Badge of Sport është bluzë me mëngë të shkurtra për meshkuj, e krijuar me një dizajn klasik që mund ta vishni çdo ditë. Duke shkuar përtej këtij dizajni klasik, një logo e madhe, e veçantë adidas në një print camo e vendosur në pjesën e përparme, i jep këtij modeli adidas një pamje të guximshme. E dizenjuar për tu përdorur në të gjitha llojet e aktiviteteve, bluza përfaqëson anën tuaj sportive dhe ju motivon për aventura të reja. Mund ta kombinoni me xhinset, pantallonat e shkurtra apo pjesët e poshtme të kostumeve, zgjedhja do të jetë vetëm e juaja. Thjesht përshtateni atë me stilin tuaj dhe dilni për të shijuar ditën me të gjitha aktivitetet që do të keni. Pëlhura me përbërje pambuku garanton të gjithë rehatinë e nevojshme për ju, gjatë gjithë kohës, pavarësisht se çfarë do të jeni duke bërë. Pambuku në këtë produkt është marrë nga linja Better Cotton, e cila mbështet kultivimin e qëndrueshëm të pambukut, e gjitha kjo me qëllimin e vetëm të ruajtjes së mjedisit.
Specifikimi:
| Karakteristikat | Vlerë |
|---|---|
| Kategoria | Produkte |
| Koleksion | Sportswear |
+35544511222
Nga e hëna në të dielë
08:30 - 21:00
çdo ditë: 0-24 h
Ne përpiqemi të jemi sa më të saktë që mundemi në përshkrimet e produkteve, imazhet dhe çmimet, por nuk mund t’ju garantojmë që i gjithë informacioni është i saktë dhe pa gabime. Të gjitha artikujt e paraqitur në faqe janë pjesë e ofertës por kjo nuk nënkupton që të gjitha artikujt janë në dispozicion në çdo kohë. Disponueshmëria e produkteve mund të kontrollohet në këtë numër +35544511222