Nike Sportswear është bluzë Lifestyle për vajza, e cila do të bëhet në një kohë të shkurtër zgjedhja e preferuar e të voglës tuaj. Dizajni i saj është mjaft i veçantë dhe i krijuar me ngjyra dhe grafika shumë të bukura në pjesën e pasme. Përveç kësaj logoja Nike është një tjetër detaj i bukur që kombinohet në mënyrë perfekte me dizajnin, duke nxjerrë në pah markën së bashku me cilësinë maksimale dhe origjinalitetin që e karakterizon. Është e përbërë prej pambuku cilësor, duke garantuar kështu të gjithë butësinë dhe rehatinë e nevojshme – një arsye më shumë se përse kjo bluzë do të bëhet zgjedhja e preferuar. Ky model ofron liri të plotë lëvizjeje në mënyrë që vajza juaj të shijojë të gjitha aktivitetet e ditës dhe lojrat e ndryshme që ajo do të ketë gjatë ditës. Dizajni i saj me jakë rrethore të përforcuar, parandalon tërheqjen dhe zgjat kështu jetëgjatësinë e përdorimit të bluzës. Modeli me mëngë të shkurtra e bën të lehtë gjithashtu veshjen e një bluze me zinxhir si një shtresë të dytë në rast nevoje.
Specifikimi:
+35544511222
Nga e hëna në të dielë
08:30 - 21:00
çdo ditë: 0-24 h
Ne përpiqemi të jemi sa më të saktë që mundemi në përshkrimet e produkteve, imazhet dhe çmimet, por nuk mund t’ju garantojmë që i gjithë informacioni është i saktë dhe pa gabime. Të gjitha artikujt e paraqitur në faqe janë pjesë e ofertës por kjo nuk nënkupton që të gjitha artikujt janë në dispozicion në çdo kohë. Disponueshmëria e produkteve mund të kontrollohet në këtë numër +35544511222