Atlete Lifestyle për meshkuj adidas HOOPS 3.0 të frymëzuara nga basketbolli dhe të krijuara për përdorimin tuaj të përditshëm. Dizajni i tyre i thjeshtë, i bukur dhe i përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme me trendet e kohës do tju bëjë për vete. Logoja adidas 3-stripes kompleton dizajnin e atleteve duke nxjerrë në pah origjinalitetin, stilin dhe trashëgiminë sportive të markës tuaj të preferuar. Pjesa e sipërme është e përbërë prej lëkure sintetike të cilësisë maksimale. Shtresa e mesme e rehatshme EVA shton mbështetje të butë duke garantuar rehati të jashtëzakonshme gjatë gjithë ditës dhe këmbët tuaja nuk do të jenë kurrë të lodhura. Tabani i gomës mbështetet në mënyrë të përkryer në të gjitha sipërfaqet duke ju garantuar siguri në hapin tuaj. Vishni këto atlete adidas, kombinojini me bluzën dhe pantallonat e preferuara dhe dilni për të shijuar ditën tuaj me të gjitha aktivitetet që keni organizuar.
Specifikimi:
| Karakteristikat | Vlerë |
|---|---|
| Kategoria | Produkte |
| Koleksion | Sportswear |
+35544511222
Nga e hëna në të dielë
08:30 - 21:00
çdo ditë: 0-24 h
Ne përpiqemi të jemi sa më të saktë që mundemi në përshkrimet e produkteve, imazhet dhe çmimet, por nuk mund t’ju garantojmë që i gjithë informacioni është i saktë dhe pa gabime. Të gjitha artikujt e paraqitur në faqe janë pjesë e ofertës por kjo nuk nënkupton që të gjitha artikujt janë në dispozicion në çdo kohë. Disponueshmëria e produkteve mund të kontrollohet në këtë numër +35544511222